Harun Kutbe
01 Dhjetor 2021•Përditësim: 02 Dhjetor 2021
Ka filluar votimi për fotografitë e Anadolu Agency (AA) që shënuan vitin 2021.
Në përfundimin e votimit, do të bëhet përzgjedhja e "fotografive të vitit" në tre kategori në mesin e fotografive më të rëndësishme të fotoreporterëve dhe gazetarëve të AA-së që kanë ndikuar Turqinë dhe axhendën botërore.
Në votimin e "fotografive të vitit" të cilin AA e ka filluar për herë të parë në vitin 2012, edhe këtë vit do të jenë të hapura për votim me titra në turqishte dhe anglishte 67 fotografitë më të përzgjedhura që janë përcaktuar në mesin e 825 mijë fotografive të publikuara në kategoritë "Lajm", "Jetë" dhe "Sport" nga rajone të ndryshme gjeografike të botës, përfshirë Turqinë, Afganistanin, Palestinën, Sirinë, Irakun, Jemenin, Spanjën, Italinë, Islandën, Hungarinë, Bjellorusinë, Rusinë, SHBA-në, Kanadanë, Japoninë, Indonezinë, Bangladeshin, Kolumbinë dhe Brazilin.
Në garën tradicionale të "fotografive të vitit", këtë vit ndodhen 26 fotografi në kategorinë e lajmeve, 24 në kategorinë "jetë" dhe 17 fotografi në kategorinë e sportit.
Në përzgjedhjen e cila përfshin kornizat e përcaktuara nga editorët e fotografive të AA-së, ndodhen fotografi të temave të ndryshme si politika, sporti, jeta dhe zhvillimet e nxehta që përdoren shpesh në organet publikuese të mediave të rëndësishme botërore.
Vitin e kaluar në votimin për "Fotografitë e Vitit" morën pjesë mbi 394 mijë persona, ndërsa votimi do të vazhdojë deri më 31 dhjetor nga faqet e internetit "aa.com.tr/yilinfotograflari" dhe "aa.com.tr/photooftheyear".