Dzihat Aliju
15 Nëntor 2024•Përditësim: 16 Nëntor 2024
"Rruga e Gladiatorit", një rrugë në rajonin italian të Toskanës, që emrin e ka marrë nga filmi "Gladiator", është filmuar me dron, raporton Anadolu.
Rruga në luginën Val d'Orcia në rajonin e Toskanës në Itali filloi të njihet si "Rruga e Gladiatorit" pas skenave të filmit "Gladiator" që u xhirua në vitin 2000 dhe i cili fitoi 5 çmime Oscar.
Rruga e famshme dhe fshati përreth Pienza, të cilët prej vitesh janë vizituar nga shumë njerëz për shkak të filmit, janë fotografuar nga ajri nga Anadolu.