Ömer Koparan,Levent Tok
25 Dhjetor 2018•Përditësim: 26 Dhjetor 2018
MUNBIXH/ANKARA (AA) - Forcat e regjimit të Bashar al-Assad-it, në koordinim me organizatën terroriste YPG/PKK, kanë futur elementët ushtarakë në rajonin Munbixh të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që burime të sigurta i kanë dhënë AA-së mësohet se 40 automjete pikap me forca të regjimit, 2 tanke, kamionë me pajisje dhe automjete të blinduara për trasportimin e personelit kanë hyrë rreth 1 orë më parë në pjesën jugore të rajonit.
Autokolona e forcave të regjimit pas një mbledhjeje të shkurtër me krerët e organizatës terroriste YPG/PKK, janë drejtuar drejt zonës Arimah që ndodhet në pjesën perëndimore të rajonit.
Theksohet se YPG/PKK-ja kontrollin e zonës Arimah ia ka lënë forcave të regjimit.
Zona Arimah ndodhet në vijën e frontit mes pjesës perëndimore të Munbixhit dhe pjesës së Operacionit "Mburoja e Eufratit".
Derisa vazhdon pushtimi i YPG/PKK-së në rajonet e tjera të Munbixhit, pritet që SHBA-ja në një kohë të afërt të tërheqë ushtarët e saj nga rajoni.
Trupat amerikane janë të vendosur në bregun e lumit Saxhu, i cili është në vijën e frontit me rajonin qendror të Munbixhit dhe në veri me rajonin e Operacionit "Mburoja e Eufratit".