Aness Suheil Barghoti
10 Korrik 2020•Përditësim: 12 Korrik 2020
Forcat izraelite vranë një palestinez në Bregun Perëndimor të okupuar, njoftoi Ministria Palestineze e Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Mustafa Yacoub, 29 vjeç, u vra pasi u qëllua nga forcat izraelite në fshatin Kufl Hares në afërsi të qytetit Salfit në veri të Bregut Perëndimor", tha ministria në një deklaratë.
"Mustafa u qëllua në qafë dhe vdiq nga plagët e tij para se të arrinte në spital", shton deklarata.
Sipas dëshmitarëve okularë, Yacoub u vra nga forcat izraelite me gjakftohtësi ndërsa po shëtiste me miqtë e tij.
Dy palestinezë të tjerë u plagosën nga ushtria izraelite.