Yusuf Özcan
20 Dhjetor 2018•Përditësim: 20 Dhjetor 2018
PARIS (AA) - Ministrja franceze për Çështjet e Bashkimit Evropian (BE), Nathalie Loiseau, tha se vendi i saj nga pikëpamja ushtarake për momentin do të vazhdojë të qëndrojë në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Për momentin do të qëndrojmë në Siri", tha Loiseau në një deklaratë në televizionin CNEWS.
Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly, u shpreh në median sociale se organizata terrorsite DEASH është më e dobët se asnjëherë më parë dhe shtoi se organizata ka humbur 90 për qind të territorit të saj dhe nuk ka më asnjë logjistikë që e ka pasur më parë.
"DEASH nuk është fshirë nga harta dhe rrënjët. Kjo organizatë terroriste duhet të mposhtet në një mënyrë të rreptë ushtarake", deklaroi Florence Parly.