Şeyma Uzundere
30 Korrik 2024•Përditësim: 31 Korrik 2024
Dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore janë djegur në zjarrin që përfshiu rajonin Herault në jug të Francës, transmeton Anadolu.
Sipas mediave franceze, zjarri i parë i madh i verës në zonën pyjore shpërtheu në rajonin Herault në jug të Francës në të cilën u lëshua një alarm portokalli në 45 rajone për shkak të valës së të nxehtit.
Zjarri i cili filloi dje në orët e mesditës në Montouliers të Herault, një nga rajonet nën ndikimin e motit të nxehtë dhe për të cilin u lëshua alarm portokalli, u përhap drejt provincës fqinje Aude.
Nga zjarri u dogjën gjithsej 65 hektarë sipërfaqe pyjore, nga të cilat 43 hektarë ishin brenda kufijve të rajonit Herault.
Për vënien e zjarrit nën kontroll u mobilizuan rreth 300 zjarrfikës nga dy rajonet. Gazeta franceze "20 Minutes" raportoi se zjarri u vu nën kontroll që nga sot dhe mund të shuhet plotësisht në orët në vijim.
Autoritetet paralajmëruan se rreziku i zjarrit mund të rritet për shkak të temperaturave të larta. Në rajonet në pjesët jugore dhe qendrore të Francës vazhdon gjendja e alarmit për shkak të të nxehtit.