Yusuf Özcan
05 Nëntor 2021•Përditësim: 05 Nëntor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 9.500 raste të reja me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 9.502 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 7.190.334 ndërsa me 47 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 117.849.
Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 është 2.2 për qind.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 6.718 persona, prej të cilëve 1.099 në kujdesin intensiv. Ndërsa norma e shtrimeve për trajtim në spitale në 7 ditët e fundit është rritur në 17.18 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 51.314.988 ndërsa 50.159.648 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Në këtë mënyrë është vaksinuar plotësisht 74.4 për qind e popullatës së vendit.