Evren Aydemir
20 Tetor 2016•Përditësim: 21 Tetor 2016
BERLIN (AA) - Qeveria gjermane njoftoi se në muajin nëntor do të sjellë në vend grupin e parë prej 500 refugjatësh sa ka premtuar të marrë çdo muaj nga Greqia, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme e Gjermanisë në një prononcim për gazetën "Handelsblatt" ka vënë në dukje se "nga Greqia dhe Italia kanë mbërritur dokumentet në lidhje me 500 refugjatët. Këto tani janë duke u shqyrtuar nga Departamenti Federal i Migrimit dhe Refugjatëve (BAMF)".