Cüneyt Karadağ
19 Shtator 2017•Përditësim: 19 Shtator 2017
BERLIN (AA) - Një grabitje ka ndodhur në Drejtorinë e policisë së Berlinit në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e Berlinit në një postim në median sociale ka theksuar se grabitësi ose grabitësit të cilët kanë hyrë mbrëmë në ndërtesën e drejtorisë së policisë kanë vjedhur sendet ushtarake historike dhe medaljet e karficat e zbukurimit të disa prej ish oficerëve të policisë.
Në deklaratë bëhet e ditur se grabitësit kanë hyrë brenda ndërtesës duke prerë hekurat e sigurisë së dritareve, ndërsa në mesin e sendeve jo më vlerë që janë vjedhur janë edhe medalje të meritave, kasketa, spaleta gradash.
Drejtoria e policisë së Berlinit në një postim tjetër në median sociale në lidhje me ngjarjen ka thënë "Paskemi qenë plotësisht në gjumë".