Furkan Naci Top
01 Shkurt 2017•Përditësim: 01 Shkurt 2017
ATHINË (AA) - Gjykata Administrative e Athinës ka vendosur që të zgjatet dhe 3 muaj të tjerë masa e arrestit me burg për 8 ushtarët puçistë që morën pjesë në tentativën për grusht shteti nga FETÖ më 15 korrik në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata vendosi që lënia e lirë e tyre nuk mund të jetë e mundur pa përfunduar procesi i pranimit të azilit.
Zyra për të huajt në Drejtorinë e Policisë së Athinës i kërkoi gjykatës zgjatjen e masës së arrestit me burg për ushtarët duke thënë se ata mund të jenë kërcënim për qytetarët pasi procedurat e kërkesës së tyre për azil ende nuk kanë përfunduar.
Ndërsa puçistët të cilët dolën përpara trupit gjykues të hënën, kërkuan lirimin e tyre duke pretenduar se nuk kanë kryer ndonjë krim.
Puçistët u arratisën drejt Greqisë menjëherë pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi organizuar nga organizata terroriste FETÖ. Ata u arratisën me një helikopter ushtarak dhe kërkuan azil në Greqi.
Gjykata e Lartë e Athinës, javën e shkuar deklaroi se nuk ka pranuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tyre. Nga ana tjetër procesi i vlerësimit nga zyra e azilit për puçistët ende vazhdon.
Kërkesa e parë për azil e 7 puçistëve nuk u pranua nga autoritetet greke, ndërsa puçistët kundërshtuan vendimin duke e ankimuar atë.