Furkan Naci Top
12 Shkurt 2016•Përditësim: 13 Shkurt 2016
ATHINË (AA) - Fermerët të cilët arritën nga vende të ndryshme të Greqisë në kryeqytetin Athinë për të protestuar lidhur me reformën e sigurisë sociale dhe taksat shtesë në sektorin e bujqësisë në Greqi, u përleshën me policinë, raporoton Anadolu Agency (AA).
Rreth 2 mijë fermerë të cilët në orët e mëngjesit erdhën nga ishulli i Kretës me anije, u mblodhën para Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Ushqimit.
Më pas erdh deri tek përleshja mes policëve dhe fermerëve të cilët mundoheshin të futen në ndërtesën e ministrisë. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj fermerëve të cilët hidhnin gurë dhe domate mbi policinë dhe godinën e ministrisë.
Në incidentin u arrestuan më së paku 4 persona.
Ndërsa në mbrëmje planifikohet një demonstratë me pjesëmarrje më masive nga ana e punëtorëve dhe fermerëve në sheshin Sintagma ku ndodhet edhe godina e parlamentit.
Fermerët planifikojnë që natën dhe fundjavën ta kalojnë në tendat që do të ngrihen në shesh.