Furkan Naci Top
20 Tetor 2016•Përditësim: 21 Tetor 2016
AHTINË (AA) - Me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme të majta dhe të disa emigrantëve në kryeqytetin Greqisë, Athinë, u mbajt protestë kundër "luftës", raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit e mbledhur me thirrjen e bërë nga grupet e majta anti-racizëm, kanë marshuar nga zyrat e Bashkimit Evropian (BE) në qendër të qytetin dhe para Ambasadës së SHBA-së.
Afërsisht 2 mijë protestues kanë brohoritur me sloganet "NATO jashtë, Jo BE-së", "Po caktojnë kufijtë me gjakun e popujve". Protestuesit gjithashtu kanë shprehur reagimet e tyre ndaj luftërave në Irak dhe Siri si dhe duke u solidarizuar me emigrantët ata kanë bërë thirrjen "hapni kufijtë".
Për shkak të protestës disa bulevarde në qendër të qytetit u mbyllën për qarkullimin e automjeteve përafërsisht 2 orë. Ndërsa pas protestës grupi u shpërnda.