Büşra Nur Bilgiç Çakmak
22 Shtator 2020•Përditësim: 23 Shtator 2020
Ministria greke e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë mbi eksplorimet do të fillojnë së shpejti, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Greqia dhe Turqia ranë dakord që së shpejti në Stamboll të zhvillojnë raundin e 61-të të bisedimeve mbi eksplorimet", tha ministria greke në një njoftim.
Raundi i 60-të, i fundit nga bisedimet mbi eksplorimet të nisura midis dy vendeve në vitin 2002, u mbajtë më 1 mars të vitit 2016 në Athinë. Pas kësaj date, negociatat midis dy vendeve vazhduan në formën e konsultimeve politike, por nuk u kthyen në një kornizë mbi eksplorimet.