Ahmet Esad Şani,Fatih Türkyılmaz
20 Nëntor 2019•Përditësim: 21 Nëntor 2019
Ekspozita e fotografive të fituesve të çmimit "Istanbul Photo Awards 2019", të cilin këtë vit Anadolu Agency (AA) e organizoi për të pestën herë me radhë u hap në kryeqytetin e Japonisë, Tokio.
Në ekspozitën e katërt të projektit që AA organizon me sponsorizimin nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Turkish Airlines, u zhvillua nga Instituti "Yunus Emre" në Tokio.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AA-së, Mustafa Özkaya, në fjalimin e tij në hapjen e ekspozitës tha se në historinë 100-vjeçare të agjencisë kanë qenë dëshmitarë të përkushtimit profesional të fotoreporterëve dhe për këtë shkak kanë filluar "Istanbul Photo Awards" që të shpërblejnë dhe inkurajojnë ato.
Ai rikujtoi se "Istanbul Photo Awards" ka filluar të pranojë aplikime për të 6-tën herë. "Është krenari dhe emocionuese në emër të të gjithë kolegëve të mi të shoh që gara në mbarë botën çdo vit më shumë po bën bujë", tha Özkaya.

Özkaya tha se në vitin 2019 në garë mbi 100 fotografë kanë aplikuar me rreth 15.000 fotografi nga vende si Siria, Meksika, Franca dhe Indonezia në mesin e vendeve që ka edhe zona të luftës, përleshjeve dhe fatkeqësive natyrore. Sipas tij, juria e përbërë nga editorë dhe fotoreporterë me përvojë kanë shpërblyer 12 fotografë nga 10 shtete.
Ai theksoi se në mars do të shpalosin fotografitë më impresive të vitit 2019, duke shtuar se ekspozitën e radhës do ta hapin në New York.
Özkaya falënderoi TIKA-n, Turkish Airlines dhe Institutin "Yunus Emre" në Tokio për mbështetjen e dhënë.
"Fotografitë kanë shumë gjuhë"
Ambasadori i Turqisë në Tokio, Hasan Murat Mercan tha se "Ka fotografi që tregon një votë, ka fotografi që tregon një lidhje. Padyshim që fotografitë kanë shumë gjuhë. Kur e vizitova ekspozitën çdo fotografi më la gjurmë të thella".
Ai tha se shkëmbimi ekonomik dhe kulturor mes Turqisë dhe Japonisë është duke u rritur çdo ditë e më shumë.

"Aktivitetet, çdo mjedis ku shkëmbehen marrëdhëniet kulturore mes Turqisë dhe Japonisë, mua më emocionojnë. AA këtë ekspozitë e hap çdo vit në një vend. I përgëzoj për arsyen që e kanë zgjedhur Japoninë këtë vit", tha Mercan duke shtuar se janë duke ndjekur me vëmendje sukseset e AA-së në vitet e fundit.
Në hapjen e ekspozitës morën pjesë edhe Zv.kryetari i Bordit drejtues të AA-së, Muhammet Salih Demirkan, drejtori i Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Administrative të AA-së, Ural Yeşil, drejtori i Institutit "Yunus Emre" në Tokio, Hüseyin Tuna, përfaqësuesi i Agjencisë KYODO, Hiroki Sugita, kryetari i "Jiji Press Photo", Taisei Ogawa dhe drejtori për Marrëdhënie Ndërkombëtare i "Jiji Press Photo", Hirofumi Motoyama.
Ekspozita e parë këtë vit jashtë vendit
Në ekspozitë u ofruan përzgjedhje nga ngjarjet politike, krizat e migrimit, fatkeqësitë natyrore dhe tregimet mahnitëse nga mbarë bota duke filluar nga Palestina e deri në Korenë e Veriut.
Ekspozita e parë e këtij viti jashtë vendit pas tre ekspozitave në Ankara dhe Stamboll do të jetë e hapur deri në fund të vitit.
Aplikimet për "Istanbul Photo Awards 2020", do të mund të bëhen mes 1 nëntorit 2019 deri më 31 janar 2020 në ueb faqen "www.istanbulphotoawards.com".