Mohammad Sio
20 korrik 2026•Përditësim: 20 korrik 2026
Grupi Huthi i Jemenit shpalli sot "bllokadë detare" ndaj Arabisë Saudite, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi ushtarak Yahya Saree tha në një deklaratë televizive në televizionin Al-Masirah të grupit se ndalimi i lundrimit detar të lidhur me Arabinë Saudite "ka hyrë në fuqi që nga momenti i lëshimit të kësaj deklarate".
Ai paralajmëroi se çdo përshkallëzim saudit do të përballej me atë që ai e quajti "përshkallëzim gjithëpërfshirës dhe të ashpër".
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm saudit mbi njoftimin e grupit Huthi.
Javën e kaluar, grupi Huthi akuzoi Arabinë Saudite për kryerjen e një sulmi ajror në aeroportin e Sana-s dhe lëshoi raketa në drejtim të territorit saudit, duke thyer vitet e qetësisë.
Ndërsa Riadi nuk komentoi mbi akuzat e Huthive, qeveria e Jemenit e njohur ndërkombëtarisht mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ai kishte në shënjestër aeroportin për të parandaluar uljen e një avioni iranian.