Ayşe Doğru
17 Korrik 2019•Përditësim: 17 Korrik 2019
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese katërkatëshe që ndodhi dje në kryeqytetin e Indisë, Mumbai, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë nxjerrë kufomat e 14 personave, ndërsa nëntë të tjerë janë nxjerrë në gjendje të lënduar, raportoi kanali NDTV.
Supozohet se brenda rrënojave gjenden edhe rreth 20 persona të tjerë.
Ekipet e zjarrfikësit për shkaqe sigurie kanë evakuuar edhe ndërtesat e tjera të ngjitura, të cilat gjenden në një rrugicë të ngushtë në zonën Dongri të kryeqytetit indian.
Aktivitetet e kërkim-shpëtimit ende janë duke vazhduar.
Ndryshe, siguria e ndërtesave konsiderohet si një nga problemet themelore për Mumbain, i cili është ndër qytetet më të dendura në botë.