Mustafa Deveci
05 Mars 2018•Përditësim: 06 Mars 2018
ANKARA (AA) – Në qytetin Mumbai në jug të Indisë, pas 7 orëve përpjekje, u shpëtua një krokodil i ngecur në sistemin e kanalizimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të publikuar nga gazeta “Hindustan Times”, banorët e Mumbait me të vërejtur krokodilin në kanalizim, lajmëruan ekipet e mbrojtjes së jetës natyrore.
Për të shpëtuar krokodilin e gjatë 130 centimetra dhe të rëndë 8 kilogramë, ekipet nëpërmjet pompave e ulën nivelin e ujit në kanalizim dhe i ndaluan të gjitha daljet.
Krokodili shpëtoi pas përpjekjeve 7 orëshe të ekipit të përbërë prej 15 personave dhe më pas u la i lirë në habitatin natyror.
Ekspertët e Mbrojtjes së Jetës në Natyrë, bënë të ditur se krokodili ka arritur të mbijetojë në kanalizim për shkak të madhësisë së vogël.
Mendohet që krokodili i shpëtuar ka depërtuar në kanalizim nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat monsun.