Fuat Kabakcı
01 Prill 2021•Përditësim: 01 Prill 2021
Në Indi ka arritur nivelin më të lartë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në 6 muajt e fundit, duke shënuar 72.330 raste në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Televizionit New Delhi (NDTV), numri i rasteve ditore në Indi, ka arritur në nivelin më lartë që nga fillimi i tetorit të vitit 2020.
Sipas të dhënave të fundit me 72.330 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve ka shkuar në 12.221.665 ndërsa me 459 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 162.114.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 arrin në 65.117.896.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në "vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e katërt sa i përket numrit të viktimave".