Ahmad Adil
05 gusht 2026•Përditësim: 05 gusht 2026
India sot vendosi një ekip kombëtar reagimi pasi 22 fëmijë humbën jetën për shkak të virusit Chandipura që shkakton inflamacion të trurit, transmeton Anadolu.
"Ekipi do të ndihmojë autoritetet shëndetësore në shtetet perëndimore Gujarat dhe Rajasthan ku u raportua epidemia", tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi përhapet nga mizat e rërës, mushkonjat dhe rriqrat gjatë sezonit të musonit.
Në Gujarat, dhjetëra fëmijë vdiqën për shkak të virusit. "Ne kryem teste gjaku në 184 pacientë… 35 rezultuan pozitivë për virusin", tha ministri i Shëndetësisë së Gujarat, Praful Pansheriya.
Rajasthani muajin e kaluar raportoi gjithashtu dy vdekje për shkak të virusit.