Sıdrah Gufran Roghay
03 Korrik 2018•Përditësim: 03 Korrik 2018
XHAKARTË (AA) - Për shkak të shpërthimeve në Vullkanin Agung të Ishullit Bali në Indonezi, 1.156 persona janë evakuuar në rajon të sigurt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive në Karangasem (BNPB) njoftoi se pas hedhjes së hirit dhe të lavës vullkanike në Vullkanin Agung, 1.156 persona janë evakuuar në një rajon të sigurt.
BPBD njofton se po përpiqen që t’i përmbushin nevojat themelore njerëzore të të evakuarve, si batanije dhe ushqim. Kjo agjenci njofton se mund të rritet edhe më shumë numri i të evakuarve.
Zyrtarët e aeroportit "I Gusti Ngurah Rai" në Bali njoftuan se për momentin nuk ka ndonjë ndërprerje në fluturime.
Zyrtarët e rajonit Banyuvangi, në perëndim të ishullit, njoftojnë se për shkak të aktivizimit të vullkanit, me qëllim të marrjes së masave, kanë shpërndarë maska për 8 mijë persona. Zyrtarët paralajmërojnë qytetarët që të mos ndërmarrin ndonjë aktivitet në një hapësirë në afërsi prej 4 kilometrash përreth vullkanit.
Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive Vullkanologjike dhe Gjeologjike të Indonezisë (PVMBG) dje bëri të ditur se ka shpërthyer vullkani Agung, duke hedhur në ajër hi vullkanik në lartësi prej 2.000 metrash,
Kur vullkani kishte shpërthyer në vitin 1963, lëshimi i lavës kishe zgjatur 11 muaj, ku kishin humbur jetën më shumë se 1 mijë persona dhe kishte dëme të mëdha materiale. Në hapësirën e prekur nga vullkani ende jetojnë 4 milionë persona.
Indonezia me popullsi prej rreth 250 milionësh, shtrihet në të ashtuquajturën "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit".