Alaattin Doğru
10 Shkurt 2022•Përditësim: 10 Shkurt 2022
Ministrja e Mbrojtjes së Francës, Florence Parly njoftoi se autoritetet indoneziane kanë porositur zyrtarisht 42 avionë luftarakë "Rafale" të prodhuar nga kompania franceze "Dassault Aviation", transmeton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja e blerjes u nënshkrua në Xhakartë nga Parly dhe homologu i saj indonezian Prabowo Subianto si dhe kreu i "Dassault Eric", Trappier dhe gjenerali indonezian, Yusuf Jauhari.
Në njoftim thuhet se marrëveshja parashikon gjithashtu dërgimin e dy simulatorëve dhe pajisjeve logjistike për bazat ajrore indoneziane dhe trajnimin e pilotëve.
Qeveria indoneziane tha në fund të vitit të kaluar se ka hequr dorë nga synimi i saj për të blerë avionë luftarakë rusë Su-35 dhe ka zgjedhur të blejë bombardues francezë "Rafale" ose avionë amerikanë Boeing F-15EX.
Franca deri më tani ka shitur 80 avionë "Rafale" në Emiratet e Bashkuara Arabe, 54 në Egjipt, 36 në Katar, 24 në Greqi dhe 36 në Indi. Kroacia gjithashtu nënshkroi një marrëveshje për blerjen e 12 avionëve të përdorur francezë "Rafale".