Uğur Çil
11 Janar 2017•Përditësim: 11 Janar 2017
ANKARA (AA) – Njësitet e inteligjencës amerikane i kanë prezantuar presidentit amerikan Barack Obama dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump raport në të cilën përfshihen pohime se Rusia posedon të dhëna të ndishme mbi jetën private dhe statusin financiar të Trumpit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave amerikane, zyrtarë të njësiteve të inteligjencës amerikane si Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), Byroja Federale Hetimore (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA), në brifingun që kanë mbajtur më 6 janar në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA, i kanë prezantuar presidentit të ri Trump raport në të cilin përfshihen pohime se Rusia posedon të dhëna të rëndësishme në lidhje me jetën private dhe statusin financiar të Trumpit.
Në raport thuhet se njësitet e inteligjencës ruse kanë mbledhur të dhëna si për kandidatin republikan Donald Trump, ashtu edhe për kandidaten demokratike Hillary Clinton, megjithatë, ata kanë plasuar të dhëna që do ta dëmtonin vetëm fushatën zgjedhore të Clintonit. Po ashtu, në raport është përfshirë pohimi se janë siguruar të dhëna që tregojnë se Rusia kështu ka ndihmuar në mënyrë indirekte fitoren e Trumpit.