Ekip
05 tetor 2020•Përditësim: 06 tetor 2020
Sipas një oficeri të policisë irakiane, një raketë ka ra afër Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kapiteni i policisë irakiane, Ahmed Khalaf, njoftoi se raketa Katyusha u lëshua nga militantë të paidentifikuar, por nuk ka shkaktuar ndonjë viktimë.
Deri më tani përgjegjësinë mbi sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.
Një sulm i ngjashëm me raketë shënjestroi aeroportin edhe më 30 gusht.
Zona e Gjelbër e fortifikuar rëndë e Bagdadit, ku janë të vendosur Ambasada e SHBA-ve dhe e misioneve të tjera diplomatike të huaja, janë vendosur nën sulme me raketa që nga vrasja e muajit janar e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, në një sulm ajror të dronëve amerikan.
Washingtoni fajësoi milicitë Shiite të mbështetura nga Irani për sulmet me raketa ndaj misioneve diplomatike të huaja, si dhe të forcave të SHBA-ve dhe të huaja në Irak.