Safiye Karabacak
30 Shtator 2016•Përditësim: 30 Shtator 2016
ANBAR (AA) – Të paktën 33 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH kanë mbetur të vrarë në sulmin ajror të kryer nga forcat irakiane në rajonin Ane, në perëndim nga qyteti qendror i Ramadit, raporton Anadolu Agency (AA).
Koloneli Velid Ed-Duleymi nga komanda e forcave irakiane në Anbar, konfirmoi se avionët e tyre kanë bombarduar pozicionet e DAESH-it në atë rajon.
"Gjatë sulmeve janë vrarë të paktën 33 terroristë", tha Duleymi, për të shtuar se sulmi ka qenë parapërgatitje për operacionin përfundimtar për çlirimin e Aneas nga DAESH-i.
Rajoni i Anesë ra nën kontrollin e DAESH-it në vitin 2014.