Haydar Hadi
09 Tetor 2017•Përditësim: 09 Tetor 2017
BAGDAD (AA) – Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut njoftoi se kanë filuar procedurat ligjore për ata të cilët e organizuan referendumin e paligjshëm të Administratës Rajonale Kurde në Veri të Irakut (ARK), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Kryeministrit të Irakut thuhet se Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh në Bagdad nën kryesimin e kryeministrit Hajdar el-Ibadi.
Më tej thuhet se janë identifikuar shërbyesit civilë të cilët e organizuan referendumin në ARK dhe se kanë filluar “precedurat ligjore” lidhur me këta persona.
Në deklaratë po ashtu thuhet se është marrë vendimi për ndërmarrjen e hapave të reja në mënyrë që qeverisja e ARK-së dhe të rajoneve të diskutueshme të kalojë në qeverinë federale.
Gjithashtu bëhet e ditur se po ndiqen hapat për konfiskimin e llogarive bankare të cilat përfshijnë të ardhurat e naftës së zyrtarëve në ARK.
“Me këto hapa dhe vendimet që do të merren, do të mundësohet kthimi i të ardhurave të Irakut si dhe ndjekja e personave që bëjnë korrupsion”, thuhet në deklaratë.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare po ashtu mori vendimin për kalimin e operatorëve mobil nën kontrollin e qeverisë së Bagdadit.
Në anën tjetër, në deklaratë bëhet e ditur se Qeveria e Bagdadit ka kërkuar nga Irani dhe Turqia që të mbyllen të gjitha kufijtë me ARK-në dhe që marrëdhëniet të vazhdojnë vetëm me qeverinë e Bagdadit.
Qeveria e Irakut ka kërkuar nga Irani dhe Turqia që të ndalen të gjitha marrëdhëniet tregtare, sidomos eksporti i naftës me ARK-në dhe për këtë çështje të punohet vetëm me Bagdadin.
Në njoftim thuhet se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut ka marrë vendime tjera lidhur me këtë çështje, por nuk u dhanë detajet lidhur me vendimet e marra.