Haydar Karaalp
19 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Në Bagdad, Irak, është kryer sulm me raketë në Zonën e Gjelbër, në të cilën gjenden përfaqësi të shumta të misioneve të huaja dhe institucione shtetërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Rrjeti medial në Qeverinë irakiane njoftoi se raketa goditi një shtëpi të boshatisur në Zonën e Gjelbër.
Gjatë sulmit nuk ka të pësuar, ndërsa në murin e shtëpisë u shkaktua dëm i vogël material.
Theksohet se raketa u lëshua nga Rruga Palestineze në lindje të Bagdadit. Është e njohur se në këtë zonë gjenden forca të afërta me Iranin.