Sibel Morrow
15 Qershor 2020•Përditësim: 15 Qershor 2020
Iraku në muajin qershor do të eksportojë mesatarisht 2.8 milionë fuçi naftë në ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për TV Al-Sharqiya, ministri i sapoemëruar i Naftës, Ihsan Abdul-Jabbar Ismail, tha se është në interes të Irakut që t'i përmbahen marrëveshjes së Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).
Ismail kujtoi se qeveria e tij ka kërkuar nga Qeveria Rajonale Kurde (KRG) në Erbil të eksportojë maksimum 370 mijë fuçi të naftës në ditë, duke filluar nga qershori për të ndihmuar Irakun të përmbush kuotën e marrëveshjes së OPEC-ut.
Muajin e kaluar, KRG deklaroi angazhimin për marrëveshjen e vitit 2019 me Bagdadit që kërkon nga KRG t'i dorëzojë qeverisë federale 250 mijë fuçi të naftës në ditë dhe t'i dorëzojë të gjitha të ardhurat financiare në thesarin e shtetit.
KRG nuk arriti t'i kryejë pagesat e të ardhurave nga eskportet mujore të naftës në ndërmarrjen e marketingut të naftës së Irakut (SOMO), duke i zhytur në një bllokim të dy palët, KRG-në dhe qeverinë qendrore.