Muhammet Kurşun
28 Qershor 2020•Përditësim: 29 Qershor 2020
Në Iran, 144 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10.508, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.489 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 222.669.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 183.301 persona, ndërkohë që 2.946 pacientë janë në gjendje kritike.
Ajo njoftoi se deri më tani në Iran janë kryer 1.610.869 teste.
Lari shtoi se provincat Kermanshah, Kurdistan, Khuzestan, Hurmuzgan dhe Azerbajxhani Perëndimor janë cilësuar si "zona të kuqe", ndërsa provincat Azerbajxhani Lindor, Ilam, Bushehr dhe Razavi Koharasan llogariten si rajone me rrezikshmëri.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.