Ahmet Dursun
28 shtator 2021•Përditësim: 28 shtator 2021
Me vdekjen e 239 personave në 24 orët e fundit në Iran si pasojë e koronavirusit (COVID-19) numri i përgjithshëm i viktimave arriti në afro 120 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.701 raste të reja me COVID-19 ku 1.821 prej tyre janë hospitalizuar.
Numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 5.559.691 ndërsa me vdekjen e 239 personave numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 119.888.
Në njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve në të gjithë vendin, po trajtohen 6.124 pacientë me COVID-19.
Në vendin me një popullsi prej afro 83 milionë banorësh, doza e parë e vaksinës kundër COVID-19 është administruar tek 36.908.191 persona kurse doza e dytë tek 15.824.520 të tjerë.
Sipas kësaj, numri i përgjithshëm i dozave të vaksinave të aplikuara arrin në 52.732.711.
Sipas nivelit të rrezikut, 29 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "të kuq", 224 qytete me alarm "portokalli" dhe 165 qytete me alarm "të verdhë" dhe 30 qytete me alarm "blu".