Muhammet Kurşun
04 Mars 2020•Përditësim: 04 Mars 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran rritet në 92, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 2.922, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour në një konferencë për media deklaroi se nga Covid-19 kanë humbur jetën edhe 15 persona dhe se që nga dje e deri më sot janë përcaktuar 586 raste të reja.
Jahanpour njoftoi se numri i vdekjeve në mbarë vendin është rritur në 92, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 2.922.
Ndërkohë, ai gjithashtu bëri të ditur se 552 persona në Iran janë shëruar dhe liruar nga spitali.
Zyrtari iranian tha se raste më të shumta janë konfirmuar në Teheran dhe Gilan.
- Pezullohen ndeshjet e futbollit për shkak të koronavirusit
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Iranit, në kuadër të vendimit të marrë nga Qendra për Luftë dhe Parandalimin e Koronës, ndeshjet e ligës 1, 2 dhe 3-të janë pezulluar deri më 20 mars të premten.