Mustafa Melih Ahıshalı
11 qershor 2017•Përditësim: 11 qershor 2017
TEHERAN (AA) - Irani ka dërguar dy luftanije në Gjirin e Adenit pranë brigjeve të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Tesnim, Forcat Detare të Iranit në Gjirin e Adenit kanë dërguar Flotën e 47-të, e cila përbëhet nga anija logjistike Bushehr dhe kryqëzori Elborz.
Sipas agjencisë, anijet janë dërguar me rastin e kthimit të Flotës së 46-të e cila ishte dërguar në muajin prill.
Gjiri i Adenit në Gadishullin Arabik, pikë strategjike që lidh Oqeanin Indian me Detin e Kuq, ka një pozitë të ndjeshme në aspektin e operacioneve të ndërmarra në Jemen nga koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite.