Barış Seçkin
01 Tetor 2022•Përditësim: 02 Tetor 2022
Në Itali u mbajtën protesta për vdekjen e 22-vjeçares iraniane Mahsa Amini, e cila vdiq pasi u ndalua për shkelje të kodit islamik të veshjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Në marshin protestues në Romë, morën pjesë shumë italianë si dhe iranianë që jetojnë në Itali.
Disa mijëra njerëz u mblodhën në protesta nën sloganin "Grua, jetë dhe liri". Protestuesit shpesh brohorisnin me sloganet "Ne jemi të gjithë Mahsa Amini" dhe "Liri".
Ata gjithashtu shfaqën pankarta që bënin thirrje për përgjegjësinë e administratës iraniane për vdekjen e Aminit.
Marshi protestues përfundoi pa incidente pranë Sheshit të Venecias.