Mustafa Deveci
26 Shtator 2018•Përditësim: 26 Shtator 2018
KUDS (AA) - Ushtarët e Izraelit kanë arrestuar 15 palestinezë nga rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Izraelit thuhet se në operacionet e kryera në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor në orët e natës janë arrestuar 15 palestinezë nën akuzën për "pjesëmarrje në aktivitete terroriste".
Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendime të ndryshme.
Sipas të dhënave nga burimet zyrtare palestineze në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.000 palestinezë në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.
Izraeli zbaton praktikën e ashtuquajtur "burgim administrativ", përmes së cilës privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ.
Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në pesë vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur "përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit".