Islam Doğru
14 Shkurt 2020•Përditësim: 15 Shkurt 2020
Janari më i ngrohtë në 141 vitet e fundit është regjistruar këtë vit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e Drejtorisë nacionale amerikane për oqean dhe atmosferë (NOAA) tregojnë se sipas evidencës klimatike të ruajtura për 141 vjet, temperatura mesatare e tokës dhe detit, që mesatarisht ka qenë në shekullin e 20-të, tejkaloi 1.14 gradë në janar të këtij viti.
Për shkak të emetimeve të gazrave serë si pasojë e aktiviteteve të njerëzve, Toka është një shkallë më e ngrohtë se në kohërat para-industriale, me pasoja shkatërruese në të gjithë botën, përfshirë zjarret në Australi dhe Amerikë.
Rritja më e lartë e temperaturës në botë është vërejtur në rajonet lindore të Rusisë, Skandinavisë dhe Kanadasë. Temperatura e janarit theksohet se ka qenë pesë gradë mbi mesataren. Temperaturat mbi mesatare u matën në Detin Arktik dhe Antarktik.