Emre Aytekin
05 maj 2022•Përditësim: 05 maj 2022
Gjatë festës pesëditore të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve në Kinë, udhëtimet e brendshme u ulën me 30,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar për shkak të shqetësimit të shkaktuar nga rastet e variantit Omicron të koronavirusit COVID-19 në shumë qytete në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, nga data 30 prill deri më 4 maj janë realizuar 160 milionë udhëtime.
Numri i udhëtimeve është ulur me 30,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Gjatë periudhës së pushimeve, të ardhurat e brendshme nga turizmi arritën në 64,68 miliardë juanë (9,77 miliardë dollarë), duke regjistruar një rënie nga viti kaluar.
Në Shangai, Pekin dhe Guangzhou, qytetet më të mëdha të vendit, u vendosën kufizime udhëtimi gjatë periudhës së pushimeve për shkak të variantit Omicron, ndërsa qytetarët u këshilluan të mos dilnin jashtë qytetit.