Lina Altawell
27 nëntor 2026•Përditësim: 27 nëntor 2026
Koalicioni që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit njoftoi sot se ka interceptuar dhe shkatërruar një dron të lëshuar në drejtim të rajonit të Riadit në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të shkurtër, koalicioni tha se droni ishte lëshuar nga grupi Huthi në drejtim të këtij rajoni. Koalicioni nuk dha hollësi të tjera për incidentin dhe nuk raportoi për viktima apo dëme materiale.
Jemeni është përfshirë në konflikt që nga viti 2014, kur grupi Huthi mori nën kontroll kryeqytetin Sana dhe pjesë të tjera të vendit, duke nxitur Arabinë Saudite të udhëhiqte në vitin 2015 një koalicion ushtarak në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.
Luftimet mes forcave qeveritare jemenase dhe Huthive rifilluan në korrik, pas dështimit të armëpushimit të arritur në vitin 2022.