Handan Kazancı
15 Qershor 2020•Përditësim: 16 Qershor 2020
Juria e konkursit ndërkombëtar "Istanbul Photo Awards 2020", që organizohet nga Anadolu Agency (AA), për ngjarjet e këtij viti do të takohet online për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).
Takimi i jurisë së edicionit të 6-të të konkursit, i cili mbahet çdo vit me pjesëmarrjen e fotografëve nga mbi 100 vende, do të mbahet më 24-25 qershor.
Juria do të ndjekë procesin e eliminimit përmes një faqeje të internetit, e përgatitur në mënyrë të veçantë për garën nga ekipi i AA-së. Fituesit do të shpallen më 30 qershor.
Mbledhja e jurisë, e cila ishte caktuar të mbahet në muajin mars në Turqi, u prolongua në kuadër të masave kundër koronavirusit.
Mbi 10 mijë foto u dërguan në këtë ngjarje, të ndarë në katër kategori, ku u bënë aplikimet midis nëntorit të vitit 2019 dhe shkurtit të vitit 2020 në faqen e internetit www.istanbulphotoawards.com.
Informacione mbi bordin e jurisë ndërkombëtare të garës, i përbërë nga emrat më prestigjiozë në botën e fotografisë, mund të gjenden në htttp://www.istanbulphotoawards.com/Jury/.