Ekip
02 Gusht 2018•Përditësim: 04 Gusht 2018
SEUL (AA) – Meteorologët në Korenë e Jugut ditëve të fundit regjistrojnë temperatura të larta të ajrit, që kur në këtë vend kryhet matja nga fillimi i shekullit të 20-të. Qytetarët e Seulit të enjten në mëngjes pritën mëngjesin më të ngrohtë në histori, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Entit meteorologjik të Koresë së Jugut në qytetin Hongcheon, në provincën Gangwon termometri arriti 40,3 gradë celsius në orët e mesditës. Mediat e shumta lokale pohojnë se temperatura arriti në 41 gradë, që është dhjetë gradë mbi mesataren në këtë periudhë të vitit.
Temperatura paraprake rekorde në Korenë e Jugut është regjistruar në Daegu më 1 gusht të vitit 1942, kur u matën 40 gradë celsius.
Në Korenë e Jugut të dhënat meteorologjike mblidhen nga viti 1900, ndërsa kjo verë po ashtu ishte e nxehtë, meqë sezoni 16 ditësh me shi ishte përgjysmuar.
Temperatura zyrtare në Seul të mërkurën ishte 39,6 celsius, që është rekord i ri. Dita paraprake më e ngrohtë në kryeqytetin koreanojugor, prej kur bëhet matja, ka qenë në vitin 1994 kur u regjistruan temperatura prej 38,4 gradë.