Erkan Avci
16 Tetor 2016•Përditësim: 16 Tetor 2016
WASHINGTON (AA) - Komanda Strategjike e SHBA-së (USSTRATCOM), ka njoftuar se Koreja e Veriut ka kryer një testim të ri raketor i cili ka rezultuar pa sukses, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga USSTRATCOM theksohet se Koreja e Veriu dje në mbrëmje në orën 23:33 me orën lokale të SHBA-së ka lëshuar një raketë balistike me rreze të mesme.
Në deklaratën ku vihet në dukje se raketa Musadan me rreze mesatare është testuar në qytetin Kusong në veriperëndim të Koresë së Veriut, gjithashtu theksohet se testimi ka rezultuar jo i suksesshëm.
Ndër të tjera në deklaratë theksohet se ky testim nuk ka përbërë kërcënim për Amerikën.
Kombet e Bashkuara ia kanë ndaluar përdorimin e teknologjisë së raketave balistike qeverisë së Phenianit e cila posedon programin e zhvillimit të armëve bërthamore.