Ekip
23 Korrik 2020•Përditësim: 24 Korrik 2020
Sudani i Jugut i cili doli nga lufta civile disa dekadashe në fillim të këtij viti, pritej të përqendrohet në ekonomi duke rritur prodhimin e saj të naftës së papërpunuar.
Por, pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) që goditi vendin menjeherë pas marrëveshjes së paqes ka shmangur të gjitha planet dhe ka nxjerrë nga binarët shpresën e ringjalljes ekonomike.
Shteti më i ri në botë u përfshi nga paqëndrueshmëria dhe konflikti, derisa presidenti Salva Kiir nënshkroi një marrëveshje paqeje me rivalin e tij politik Riek Machar në shtator të vitit 2018, me shpresën për t'i dhënë fund krizës dhe për të përmirësuar jetën dhe sigurinë e miliona shtetasve të Sudanit të Jugut.
Duke folur për Anadolu Agency (AA) në kryeqytetin Juba, nënsekretari i Ministrisë së Naftës, Awow Daniel Chuang tha se prodhimi i naftës në vend është reduktuar me 20 mijë fuçi në ditë për shkak të pandemisë.
"COVID-19 ka ndikuar në prodhimet e naftës në Sudanin e Jugut, ashtu si në çdo vend tjetër. Është një krizë globale por mendoj se ne jemi prekur shumë më tepër krahasuar me të tjerët, sepse Sudani i Jugut duke qenë një vend i ri sapo po dilte nga lufta", tha Chuang.
Chuang tha se pasi ekonomia në vend kryesisht ka ndikuar negativisht në shitjen dhe prodhimin e naftës ndërsa reduktimi i saj i ka sjellë një humbje të konsiderueshme qeverisë.
"Ne kemi nxjerrë 190 mijë fuçi në ditë derisa pandemia goditi botën. Tani ne nxjerrim vetëm 120 mijë fuçi në ditë në dy blloqe. Në tre blloqet e tjera prodhimi ka rënë nga 60 mijë në 50 mijë fuçi në ditë.
Ai tha se qeveria dhe ata që kishin investuar në Sudanin e Jugut janë duke humbur. Vendi tani po rishqyrton planet për të zhvilluar sektorin e naftës në botën pas pandemisë së COVID-19.
"Disa prej logjistikës që po vinin pa probleme u bënë shumë të vështira, sepse zakonisht për të drejtuar fushat e naftës ju duhet të siguroheni që e gjithë logjistika po vjen pa probleme dhe në kohë", tha zyrtari.
Siç tha Chuang, bllokimet dhe mosfunksionimi i porteve detare në Sudan dhe Kenia nënkupton një vonesë në ardhjen e materialeve kritike që janë të nevojshme në fushën e naftës.
- Tarifat e larta e bëjnë prodhimin e naftës jo-ekonomik
Përderisa çmimet globale të naftës aktualisht qëndrojnë në 18 dollarë për fuçi, duke marrë parasysh tarifat që duhet t'u paguhen palëve të ndryshme të interesit dhe kostos së prodhimit, qeveria e Sudanit të Jugut merr vetëm 15 dollarë për fuçi, gjë që e bën prodhimin jo-ekonomik.
"Sudani i Jugut po paguan Sudanin fqinj 24.1 dollarë për fuçi për tarifat e tranzitit dhe të përpunimit, përveç kostos së eksplorimit. Ne duhet të kthehemi në Sudan dhe të bisedojmë. Tani nëse po shesim naftë bruto më pak se 50 dollarë për fuçi, ne nuk mund të paguajmë 15 dollarin për të arritur kostot e larta. Ne kemi një marrëveshje me Sudanin që nga viti 2016. Po mundohemi t'i bindim ata të ulin koston dhe kur çmimet të përmirësohen, ne do të paguajmë", tha Chuang.
Për shkak të pandemisë, vendi duhet të shtyjë ofertat e planifikuara dhe licencimin e 14 blloqeve të naftës.
"Ky tenderim kishte për qëllim të ftonte investitorët ndërkombëtarë që të vijnë dhe të investojnë në Sudanin e Jugut, por për fat të keq për shkak të pandemisë COVID-19, ne nuk mund të vazhdojmë me këto plane. Deri në vitin e ardhshëm duhet të restartojmë raundin e licencimit. Tani ne po i nënshtrohemi asaj nëse në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, ndoshta në shkurt ose mars", tha ai.
Chuang tha se përderisa rafineritë po punojnë, kishte një problem me transportimin e naftës jashtë vendit.
Ai tha se për shkak të pandemisë po ashtu ka një vonesë në auditimin mjedisor të prodhimit të naftës. Ai tha se rezultatet e auditimit do t'i udhëzojnë ata se si ambienti është degraduar dhe po ashtu do të vendosin plane për të zbutur dëmin dhe për të parandaluar ndotjen në të ardhmen.