Davit Kachkachishvili
01 Janar 2023•Përditësim: 01 Janar 2023
Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko tha se në qytet janë dëgjuar shpërthime, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në kryeqytet dëgjohen shpërthime. Mbrojtja ajrore po funksionon", tha në një postim nga llogaria e tij në Telegram, Klitschko.
Duke informuar se shpërthimet kanë ndodhur në lagjet Holosiyiv dhe Shevchenkiv të Kievit, Klitschko theksoi se pjesët e një rakete të shkatërruar në ajër kanë rënë mbi një automjet të parkuar në lagjen Shevchenkiv.
Ai tha se si pasojë e ngjarjes nuk është plagosur askush.
Si pasojë e sulmeve raketore që ushtria ruse ndërmori dje në Kiev humbi jetën 1 person dhe u plagosën 20 të tjerë.