Emre Doğan
23 nëntor 2022•Përditësim: 23 nëntor 2022
Ndeshja mes Kroacisë dhe Marokut në ndeshjen e Grupit F në kuadër të Kampionatit Botëror FIFA 2022 që po zhvillohet në Katar, përfundoi pa gola, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen në stadiumin "Al Bayt" të qytetit Al Khor, dy kombëtaret nuk arritën t'i shndërrojnë rastet në gol, me ç'rast ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0.
Pjesa më e madhe e tribunave ishte e mbushur me tifozë marokenë ndërsa stadiumi numëronte 59.407 tifozë.
Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç, i cili luajti në këtë ndeshje u bë futbollisti më i vjetër në historinë e Kroacisë që ka luajtur në një ndeshjet të Botërorit.
Modriç me moshën 37 vjeç e 75 ditë e tejkaloi portierin Drazen Ladiç, i cili në vitin 1998 në Francë luajti për kombëtaren kur ishte 35 vjeç e 191 ditë.
Ndeshja tjetër e Grupit F do të zhvillohet sonte në orën 20:00 mes Belgjikës dhe Kanadasë.