İdiris Okuduci
15 maj 2022•Përditësim: 16 maj 2022
Në Liban ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme në të cilin të drejtë vote kanë mbi 3.9 milionë votues të regjistruar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Procesi i votimit në qendrat e votimeve të ngritura në shkollat në 15 zona zgjedhore në të gjithë vendin ka filluar që në orën 07:00.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për 128 vende në Parlament garojnë 718 kandidatë ndërsa mosha e votimit është 21-vjeç.
Ushtria e Libanit në një deklaratë të bërë dje, njoftoi se ka marrë masa intensive sigurie në shumë rajone dhe kryesisht në kryeqytetin Bejrut.
Zgjedhjet e fundit në Liban u mbajtën më 6 maj të vitit 2018 me një pjesëmarrje prej 49 për qind.