Sümeyye Özer
17 dhjetor 2019•Përditësim: 18 dhjetor 2019
Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar e njohur ndërkombëtarisht në Libi kanë kryer sulme kundër pozicioneve të forcave të Khalifa Haftarit në jug të kryeqytetit Tripoli, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga ushtarakët e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, mësohet se në orët e para të mëngjesit janë vendosur në objektiv pozicionet e forcave të Haftarit në jug të Tripolit.
Njësitet qeveritare dërguan forca shtesë në jug të Tripolit pasi disa qytete, përfshirë edhe Misrata-n shpallën mobilizimin në mbrojtje të kryeqytetit.
Forcat shtesë thuhet se janë dërguar nga zona qendrore ushtarake e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.
Lideri i forcave të armatosura në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, së fundmi më 12 dhjetor njoftoi dhënien e urdhrit për një sulm të ri kundër Tripolit nën emërimin "Lufta Përcaktuese".
Kundër urdhrit të Hatfarit për sulme, 7 qytete në perëndim të vendit përfshirë qytetin Misrata, kanë shpallur mobilizm për të mbrojtur Tripolin.