Betül Yürük
02 Dhjetor 2021•Përditësim: 02 Dhjetor 2021
Përfaqësuesi i përhershëm i Nigerit në OKB, Abdou Abarry tha se në Libi nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje të lira, të besueshme dhe demokratike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nigeri mori presidencën e radhës për muajin dhjetor në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).
Abarry në një konferencë për media në qendrën e përgjithshme të OKB-së tha se "Nuk janë siguruar ende kushtet për zgjedhje të lira, të besueshme dhe demokratike të cilat do të përbëjnë një hallkë të rëndësishme në zinxhirin për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Libi".
"Luftëtarët e huaj ende janë në Libi dhe kriza vazhdon. Situata (në vend) nuk është e përshtatshme për të mbajtur zgjedhje", theksoi Abarry.
Në Forumin e Dialogut Politik që u mbajt nën kryesimin e OKB-së në nëntor 2020 u vendos që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Libi të mbahen më 24 dhjetor 2021.