Murat Ünlü
29 Gusht 2017•Përditësim: 29 Gusht 2017
PARIS (AA) - Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se lufta kundër terrorizmit duhet të jetë prioriteti më i rëndësishëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke iu drejtuar ambasadorëve në një takim Macron ka njoftuar prioritetet e politikës së jashtme, ku pasi ka vënë theksin se vendi i tij vlerëson përparësitë në konceptet e sigurisë, pavarësisë dhe ndikimit, ka thënë se "Për mendimin tim përparësia jonë më e rëndësishme duhet të jetë lufta kundër terrorizmit".
Pasi ka vënë në vukje se DEASH-i ka armiq, Macron tha se "Vendosja e paqes në Irak dhe Siri është një përparësi jetësore për Francën".
Ndër të tjera Macron tha se në muajin shtator në çështjen e Sirisë grupi i kontaktit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork do të zhvillojë një takim dhe ka pritshmëritë që aktorët kryesorë të krizës në Siri të marrin pjesë në këtë takim.
Ai duke mos dhënë detaje ka shtuar se ka dhënë rezultate konkrete bashkëpunimi me Rusinë në çështjen e përdorimit të armëve kimike në Siri.
Afrika
Pasi ka vënë theksin se Afrika nuk është vetëm kontinenti i krizave, Macron theksoi se "Afrika në të njëjtën kohë është kontinenti i së ardhmes. Ne nuk mund ta lëmë vetëm atë".
Gjithashtu duke mbrojtur idenë se prania e tyre ushtarake në Afrikë, duhet të vlerësohet si një aktivitet politik, Macron shtoi se në rajon do të dërgojnë edhe një përfaqësues special.