Tufan Aktaş
30 Prill 2020•Përditësim: 01 Maj 2020
Në shtetin ishull në Afrikën lindore, Madagaskar, është zbuluar fosil i gjitarit nga para 66 milionë vitesh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në hulumtimin e shkencëtarëve nga vendet e ndryshme të botës për revistën Nature, është ekzaminuar skeleti i një gjitari që gjendet në veri të Madagaskarit dhe që ka jetuar në të njëjtën periudhë me dinozaurët.
Gjatësia e krijesës, fosili i së cilës është i pari i gjetur në mënyrë të plotë brenda atyre që kanë jetuar në kontinentin antik Gondvana, në hemisferën jugore, është sa i një miu.
Shkencëtarët, gjitarin në fjalë e kanë emërtuar "Adalatherium hui" (krijesë e çmendur), ndërsa e kanë cilësuar si "çuditshëm" dhe "unik" për periudhën kur ka jetuar.
Sipas gjetjeve, krijesa e cila ka pasur dhëmbë të cilat nuk janë hasur tek asnjë gjitar deri më tani, ka jetuar në fund të Periudhës së Shkumësit (Cretaceous).