Hasan Esen
24 Shkurt 2019•Përditësim: 25 Shkurt 2019
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka falënderuar qytetarët e New Yorkut, të cilët mbajtën protesta dhe i bënë thirrje presidentit të SHBA-ve Donald Trump të mos ndërhyjë në problemet e brendshme në Venezuelë, raporton Anadolu Agency (AA).
Maduro dhe gruaja e tij Cilio Flores u shëtitën me automjetin e tyre në qendër të Karakasit ndërsa në rrjetet sociale ka publikuar në video-mesazh.
"Nga Karakasi u shpreh mirënjohje qytetarëve të New Yorkut që dolën në rrugë për t'i bërë thirrje presidentit të SHBA-ve Donald Trump që të heq duart nga Venezuela", ka thënë Maduro.
Ai në mesazh theksoi se doli nga pallati presidencial Miraflores dhe u shëtit në qendër të Karakasit për të parë se si jeton populli i tij.
"Njerëzit janë në rrugë për të mbrojtur revolucionin dhe jetën. Unë kam qenë gjithmonë me popullin", tha Maduro, duke shtuar se paqja do të triumfojë.
Venezuela u përfshi në protesta që nga 10 janari kur presidenti Maduro dha betimin për mandatin e dytë pas bojkotit të opozitës.
Tensionet u përshkallëzuan kur kreu i opozitës, Juan Guaido, më 23 janar u vetëshpall president i përkohshëm, i mbështetur nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine. Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.