Khalid Mejdoup, Said İbicioğlu
29 shtator 2021•Përditësim: 29 shtator 2021
Inspektori i Forcave të Armatosura Mbretërore të Marokut, Bilkhair Farouk me Princin e Kurorës të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nayhan diskutoi zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA-së, zyrtari më i lartë ushtarak në Marok pas Mbretit Mohammed VI, Farouk, u takua veç e veç me Princin e Kurorës së EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nayhan, ministrin e Shtetit për Çështjet e Mbrojtjes, Mohammed bin Ahmed al-Bevardi dhe me shefin e Shtabit të EBA-së, Hamad Mohammed bin Thani er-Rumeysi.
Gjatë takimeve janë shkëmbyer mendime mbi mënyrat për të rritur bashkëpunimin ushtarak dhe të mbrojtjes midis dy vendeve dhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me rëndësi të përbashkët midis dy palëve.
Nuk është dhënë asnjë deklaratë nga Maroku në lidhje me takimin dhe vizitën.
Në maj të vitit 2006 Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Marokut dhe Forcat e Armatosura të EBA-së nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushën e bashkëpunimit ushtarak, të cilat përfshinin trajnime, shkëmbim personeli, mbështetje teknike dhe pajisje.