Khalid Mejdoup,Hamdi Yıldız
18 mars 2021•Përditësim: 18 mars 2021
Maroku do të vazhdojë të përdorë vaksinën Oxford-AstraZeneca e prodhuar në Britani si pjesë e luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Komisioni Kombëtar Këshillues i Barnave, u theksua se janë vlerësuar efektet anësore të vaksinës në lidhje me rrezikun e mpiksjes së gjakut tek përdoruesit.
Gjithashtu thuhet se anëtarët e komisionit theksuan se përfitimet e vaksinës janë shumë më tepër sesa rreziku që mbart ajo.
Shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën, pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të efekteve të saj të mundshme anësore, poashtu edhe Kazakistani pezulloi negociatat për furnizimin e vaksinës AstraZeneca.